Pse u rrit sot numri i përditshëm i vdekjeve në Itali?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas një jave ku numri i përditshëm i vdekjeve në Itali ra, afër 260 vdekje, shifra e sotme zyrtare e 474 vdekjeve duket alarmante.

Numri duket i pakuptueshëm – sidomos duke pasur parasysh se tani ka vetëm mbi 1500 pacientë në kujdes intensiv, nga një numër më i madh se 4,000 i disa javëve më parë.

Por, shpjegimi është se në 280 vdekjet që janë raportuar më parë ishin vdekje të paregjistruara nga rajoni verior i Lombardisë në prill.

Kështu që numri i vdekjeve një-ditore në të gjithë vendin në 24 orët e kaluara është në të vërtetë 192, duke vazhduar trajektoren rënëse. Sot kjo shifër është ngritja më e ulët ditore që nga 14 marsi.

Numri është akoma i lartë dhe Italia mbetet vendi i dytë me numrin më të lartë të vdekjeve në përgjithësi. Por shifrat janë duke lëvizur në drejtimin e duhur dhe duket se Italia gradualisht po e kapërcen këtë vrasës. (BBC)

Share This Article