Pse Zelensky-t nuk i lejohet të mbajë një fjalim në “Eurovision”?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Megjithëse e kishte planifikuar një të tillë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nuk do të lejohet të mbajë një fjalim në “Eurovision”.

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), i cili është organizator i garës, tha se kishte refuzuar kërkesën e liderit ukrainas për t’iu drejtuar audiencës së ngjarjes të shtunën.

Në emër të Ukrainës që ndodhet në luftë, konkursi po mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.

“Eurovision Song Contest është një shfaqje argëtuese ndërkombëtare, e cila udhëhiqet nga rregullat dhe parimet strikte që janë vendosur që nga krijimi i tij”, thuhet në një deklaratë të EBU-së.

Sipas rregullave, nuk lejohet asnjë ngjyrim politik!

“Si pjesë e tyre, një nga themelet e konkursit është natyra jopolitike e ngjarjes. Ky parim ndalon mundësinë e bërjes së deklaratave politike ose të ngjashme si pjesë e konkursit”.

EBU shtoi se kërkesa e Zelenskyt për t’iu drejtuar audiencës në konkursit “për fat të keq nuk mund të pranohet pasi do të ishte kundër rregullave të ngjarjes”, pavarësisht se ishte me qëllim të mirë.EBU gjithashtu vuri në dukje se do të performojnë 11 artistët ukrainas, duke përfshirë fituesit e vitit të kaluar “Kalush Orchestra”.

Share This Article