Një tërmet me fuqi 4.8 ballë të shkallës Rihter godet Bosnjën e Hercegovinën

 5,527 total views,  1 views today

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 4.8 ballë të shkallës së Rihterit, është ndjerë në orët e para të mëngjesit në Bosnje e Hercegovinë.

Sipas informacioneve të para të EMSC, epiqendra e tërmetit ishte rreth 10 kilometra në Shiroki Brijeg në një thellësi prej pesë kilometrave.

Sipas dëshmitarëve okularë, tërmeti është ndjerë në Mostar, Shiroki Brijeg, Grudam dhe një shumicën e qyteteve tjera të Bosnjës.

“Është dridhur gjatë. Ndoshta mbi 20 sekonda”, thonë qytetarët nga Shiroki Brijegu, ku theksuan se inventari në shtëpi është lëkundur.

“Ka mjaftuar që të më zgjojë nga gjumi. Shtrati im lëvize sikur të ishte luhatëse”, thotë një qytetar i Mostarit.