Në orën 20:45, “dardanët” e Kosovës do të presin në mitikun “Fadil Vokrri”, “helvetët” zviceranë në përballjen e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Primozh Gliha i ka rreshtuar djemtë e tij me formulën 4-4-2, ku në portë nuk ka si të mungojë Muric. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Paqarada e Vojvoda, me qendrën që mbulohet nga Aliti dhe kapiteni Amir Rrahmani. Qendra e mesfushës plotësohet nga Loshaj e Fazliji, teksa nga krahët janë vendosur Bernard dhe Valon Berisha. Ndërkaq, në majën e sulmit është pozicionuar dyshja “bombastike”, Vedat Muriqi e Milot Rashica.
Në krahun tjetër tekniku Yakin i ka rreshtuar “helvetët” e tij me formulën 4-3-3, ku në portë është pozicionuar Yann Sommer. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Rodriguez e Fernandez, me qendrën që mbulohet nga Akanji e Fabian Schar. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Freuler-Zakaria-Xhaka, ndëras “tridenti” i sulmit plotësohet nga Xherdan Shaqiri, Zeki Amdouni dhe Vargas.
Formacionet zyrtare: