• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Shqiperia
“Puç”/ Fuga nxjerr shkresën, zbardhet kërkesa e Açkës për Begajn: Mos i dekretoni ndryshimet ligjore të Akademisë së Shkencave

“Puç”/ Fuga nxjerr shkresën, zbardhet kërkesa e Açkës për Begajn: Mos i dekretoni ndryshimet ligjore të Akademisë së Shkencave

by albnews
13 August, 2023
in Shqiperia
0
3
VIEWS

Akademiku i njohur Artan Fuga ka publikuar shkresën që kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Medias, Flutura Açka i ka dorëzuar presidentit Bajram Begaj, ku i kërkon mosdekretimin e ndryshimeve ligjore për Akademinë e Shkencave.

Propozimet në fjalë u bënë nga deputetët e PS-së, Petro Koci dhe Ismet Beqiraj. Fuga flet për një ‘puç institucional’ nga ana e maxhorancës.

REAGIMI
Kryetarja e Komisionit te edukimit dhe medias ne Kuvendin e Shqiperise, deputetja, zonja Flutura Acka denoncon te Presidenti i Republikes, zoti Bajram Begaj, “pucin institucional” dhe i kerkon te mos dekretoje ndryshimet ne ligjin per Akademine e Shkencave, propozuar nga Petro Koci dhe Ismet Beqiraj.
——————————–
Lënda: Kërkesë për mosdekretimin e Ligjit 69/2023
Drejtuar: Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
I nderuar z. Begaj
Projekt ligjit «Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 53/2019 «Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë» është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë me datë 19.01.2023 si një projekt ligj i propozuar nga grupi i deputetëve i pëbërë nga z. Ismet Beqiraj dhe z. Petro Koçi.
Ky projekt ligj ëshë futur në kalendarin e punës së Kuvendit, për periudhën 22 maj – 30 qershor me vendimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve (të grupeve parlamentare) të datës 18 maj 2023.
Projektligji është marrë në shqyrtim nga Komisioni Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik (KPEMIP) në mbledhjen e datës 12 korrik 2023. Në këtë mbledhje për arsye proceduriale projektligji nuk u votua në Komision, pa përcaktuar një datë të mëpasshme për shqyrtimin dhe miratimin e tij.
Me datë 19 korrik 2023 pas një mbledhjeje të nxituar, me një numër të kufiuar deputetësh, mjaftueshëm për të siguruar kuorumin, por pa njoftimin e të gjithë anëtarëve të KPEMIP-së, z. Petro Koçi organizoi votimin e tij, duke i hapur rrugën për votimin e nxituar në Parlament të nesërmen.

Ligji nr. 69/2023, ju është përcjellë për dekretim: Nr. Prot. 2394 datë 26.07.2023.
Për shkak të ndjeshmërisë së lartë të çështjes me të cilën lidhet ky projekligj, temë e një debati të gjerë publik, i cili lidhet edhe me statusin aktual të Kryetarit të Akademisë së Shkencave të RSH-së, z. Skënder Gjinushi në krye të Akademisë së Shkencave të RSH-së , e kam ndjekur me një kujdes të shtuar diskutimin dhe votimin e këtij projektligji në Kuvend.
Por, për fat të keq, ndryshe nga përvojat e deritanishme në Komisionin që drejtoj prej dy vitesh, e gjithë procedura e përpunimit të këtij projketligji e Kuvend ka kaluar përmes shkeljeve të njëpasnjëshme, sipas të gjitha procedurave në të cilat ka kaluar:
1. Projektligji në fjalë është depozituar në Kuvend më datë 09.01.2023 dhe, edhe pse në radhën e punëve të KPEMIP-së ka projektligje të mbartura që vijnë për shkak të varësisë së punës sonë nga komisionet e tjera parlamentare për dhënie mendimi, përmes ndërhyrjeve pranë hartuesve të kalendarit të punës së Kuvendit dhe në komisionet e tjera, ky projektligj parakaloi çdo punë tjetër, po aq të rëndësishme për komisionin tonë. Në mbledhjen e datës 12 korrik 2023, pyetjes se nëse iniciuesit e këtij ligji kishin një histori të gjatë miqësore me Kryetarin e ASH të RSH-së dhe nëse ndërhyrja në ligj për zgjatjen e mandatit të «mikut të tyre» ishte një konflikt i hapur interesi, gjatë relatimit të tij z. Ismet Beqiraj u përgjigj se kjo nuk e pengonte aspak. Nisur nga këto rrethana, kam shprehur publikisht shqetësimin se ky ligj jo vetëm që nuk shpreh interestat e Asamblesë së ASH, por akomodon në mënyrë të hapur kreun e tij, duke cënuar edhe parimin themelor të Parlamentit Shqiptar në shërbim të shqiptarëve. Këtë fakt e bën edhe më të besueshëm pjesëmarja e vetë zotit Skënder Gjinushi në mbledhjen e KPEMIP datë 12 korrik 2023 edhe pse kishte refuzuar për dy vite rresht çdo ftesë të këtij komisioni. Siç edhe mund të vërehet nga regjistrimet e mbledhjes inciuesit e projektligjit e pranojnë se e kanë ftuar ata personalisht që të jetë pjesë e diskutimit të këtij projektligji.
2. Sikurse shihet nga procedurat parlamentare, ky projektligj ështe iniciuar nga një grup deputetësh, ndërsa gjatë diskutimit në komision, datë 12 korrik 2023, z. Ismet Beqiraj, në prani të Kryetarit të ASH, deklaroi se inciuesit e projektligjit në të vërtetë janë të dy palët dhe se projektligjin e kanë hartuar së bashku, madje shqetësimin për nevojën e ndërhyrjes në ligj e kishte ngritur vetë Akademia e Shkencave [lexoni, Kryetari i saj], gjë që nuk është pasqyruar në relacionin që shoqëron draftin e dorëzuar në Kuvend dhe as është shoqëruar me dokumentacionin përkatës që të japë një pasqyrim të saktë të nismëtarëve të tij.
3. Relacioni që shoqëron Projekligjin në fjalë nuk jep asnje argument konkret me shpjegimet në nenet e caktuara ku edhe është ndërhyrë, mbi përmirësimet që do të sjellë ndryshimi dhe as jep ndonjë shpjegim për keqkuptimit që mund të kenë lindur gjaté zbatimit të ligjit gjatë veprimtarisë së ASH të RSH-së. Relacioni është thjesht një tekst butaforik arritjesh të mëdha, aq sa ndien keqardhje se pérse u dashkan këto ndryshime të nxituara, duke i shtuar kësaj edhe faktin se është një ligj i ri dhe i bëre me kujdes në kohën e harttimit të tij, megjithë të metar e tij duke i dhënë Akademisë së Shkencave të RSH-së statusin e një shoqate të zakonshme, jo të një institucioni aq autoritar mes nesh.
4. Relacioni si dhe ndryshimet që ky i fundit ka propozuar (tashmë të miratuara) nuk sjellin asnjë risi përsa i përket ligjit. Sjellim në vemendjen Tuaj se Ligji 55/2019 është një ligj relativisht i ri dhe si i tillë nuk paraqiste ndonjë nevojë urgjente për ndryshimin e tij. Relacioni shoqërues i projektligjit nuk analizon apo përcakton shkaqet për të cilat është i nevojshëm ndryshimi i kufizimit. të vendosur me ligjin që ndryshohet, në zgjedhjen e Kryetarit të ASH-së për dy mandate rradhazi. Fakti që ligji ndryshohet pikërisht në prag të procesit të zgjedhjeve për Kryetarin ASH-së, duke deformuar një proces të pritshëm zgjedhor, krijon përshtypjen e qënësishme se jemi në kushtet e ndryshimeve ligjore ad personam, të një ligji të miratuar posacërisht për të mbrojtur apo ndikuar në interesat personale të një individi të caktuar. Ky parlament ka ndjekur të njëjtat principe dhe modele ligjesh ad personam edhe më parë dhe ky nuk është rasti i parë i vendimmarrjeve të tilla (lexo ligji Fusha për rindërtimin e Teatrit Kombëtar).

5. Përveçse nxitimit për ta kaluar shpejt në komisionet e tjera për dhënie mendimi dhe në komisionin përgjgjës përmes ndërhyrje në stafin e Parlamentit që harton kalendarin e punës së Komisioneve Parlamentare, projektligji ka pësuar ndryshime sipas mundësive për ta lehtësuar atë gjatë procedurës së shqyrtimit. Kështu Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka punuar me draft tjetër të projektligjit, dy relatoret e KPEMIP-së, zonjat Blerina Gjylameti dhe Ina Zhupa kanë punuar me draft tjetër, iniciuesit kanë parashtruar në mbledhjen e datës 11.07.2023 draft tjetër, në fillim të mbledhjes së KPEMIP më datë 12.07.2023 kanë parashtruar draft tjetër për shkak të pranisë dhe ndikimit që bënte në seanncë Kryetari i ASH të RSH-së, z. Skënder Gjinushi dhe për votim në fund ka paraqitur draft tjetër. Ndërsa kalimi në seancën parlamentare në datë 20.07.2023 është mbi një draft tjetër.
6. Me gjithë shkeljet që përmenda më lart, KPEMIP në mbledhjen më datë 12.07.2023, e shqyrtoi me të gjithë seriozitetin e duhur projektligjin. Por gjatë gjithë kohës, z. Skënder Gjinushi, Kryetar i ASH-së, në shkelje të rregullores së mbarëvajtjes së komisionit, ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme presion për ndryshimin e neneve, duke folur në emër të iniciuesit, duke ua ndërprerë deputetëve fjalën, duke rrëmbyer mikrofonin vend e pa vend dhe pa leje, duke provokuar e duke qesëndisur deputetë të caktuar të komisionit, edhe vetë drejtuesen e tij, aq sa të jepte të kuptoje se në fakt ishte Kuvendi ishte thirrur në dëgjesë nga drejtuesit e ASH të RSH-së. Aq i interesuar ka qenë Kryetari i ASH të RSH-së atë ditë, e shpjegon qartë edhe heqja dotrë nga nenet me efekte financiare, për të cilat KPEMIP-së do t’i duhet të shprehet sërish në vjeshtë, gjë që e prishte të gjithë skemën e ngritur për ta kaluar ligjin.
7. Gjithashti me keqardhje verejmë se Asambleja e ASH të RSH-së, që përfaqësohet nga akademikë me emër që i kanë dhenë shumë vendit, është kepërdorur nga hartuesit e projektligjit dhe Kryetari i ASH të RSH-së, pasi ata nuk janë i informuar për të gjitha ndryshimet, të cilat mund të cënojnë edhe ambicjet e ndonjërit prej tyre për ta drejtuar këtë institucion. Siç edhe mund të vihet re nga dy letrat përcjellëse të ASH të RSH-së për KPEMIP, ato nuk kanë të njëjtën përmbajtje. Akademikët e nderuar janë informuar dhe kanë firmosur vetëm për një ndryshim shumë «patriotik», atë të shtimit të mundësive të promovimit të akademikëve jashtë Shqipërisë, ndërkohë që në shkresën përcjellëse i jepet me dije KPEMIP-së se Asambleja i miraton të gjitha ndryshimet. Konflikti i krijuar midis dy shkresa iu bë me dije edhe nismëtarëve të projekligjit gjatë parashtrimit të projekligjit, të cilët nuk mundët të japin anjë shpjegim bindës.

8. Por shkelja më e rëndë lidhet me votimin e Projekligjit në KPEMIP. Për shkak se dokumentacioni për votimin e këtij projekligji nuk ishte i plotë, votimi i tij u shty për sesionin e ardhshëm parlamentar, edhe për shkak të ngarkesës së Komsionit në mbyllje të sesionit. Me një puç të pastër institucional, fshehur, natën, duke shkelur hapur Rregulloren e Parlamentit, iniciuesit e projekligjit, duke shmangur tërësisht rolin e Kryetares së KPEMIP, përfaqësuese e Opozitës, duke i bërë presion stafit të Komsionit për ta emetuar online pseudombledhjen, pa ndjekur procedurën për të protokolluar kërkesën sipas Rregullore, me pjesëmarrjen e mjaftueshme për kourumin, në katër minuta z. Petro Koçi, në cilësinë e N/Kryetar i KPEMIP e votoi projekligjin më datë 19 qershor 2023, edhe pse Kryetarja e KPEMIP nuk kishte marrë asnjë kërkesë për mbledhje. Veç kësaj, duke shkelur hapur Rregulloren e Parlamentit në votim janë shënuar 11 vota, nga 10 anëtarë të shumcës në KPEMIP, duke përfshirë në të 4 vota të anëtarëve zëvendësues, të cilët nuk e kanë ndjekur fare procedurën e ligjit në fjalë dhe as kanë dije për shkeljet në radhë të bëra me të dhe as kanë ndjeshmërinë e nevojshme, edhe poltike, në lidhje me të, por thjesht janë urdhëruar të votojnë.
9. Duke shkelur çdo procedurë normale parlamentar, ky projekligj u fut në nxitim edhe për votim në seancën parlamentare të datës 20.07.2023, jashtë rendi të ditës [sikurse shihet edhe nga dokumentacioni shoqërues] dhe me procedurë të përshpejtuar, duke u votuar në të gdhirë të datës 21.07.2023 pas një seance shumë të gjatë parlamentare, pa debat dhe në kushte të një sforcimi té plotë, duke marre vetëm 69 vota të shumicës parlamentare, pa marrë as votën e Kryetares së Parlamentit, zj. Lindita Nikolla, e cila ka qenë e informuar prej meje me të gjitha shkeljet e procedurës sé shqyrtimit dhe të votimit të tij.

10. Nën përgjegjësinë time publike e politike Ju shpreh shqetësimin se pas kësaj maratone shkeljesh flagrante te Kushtetutës së RSH-së dhe rregullores së Parlamentit, kam dyshime se fshihen interesa të qarta ekonomike të bizneseve dhe oligarkëve të caktuar, té cilet kanë vënë dorë mbi pasurinë tonë kobëtare dhe mbi Trashëgiminë Kulturore. E mbështets dyshimin tim nga mënyra e nxituar dhe plot shkelje të kalimit të këtij prokjetligji, nga ndërhyrja brutale dhe aspak etike e Kryetarit të ASH të RSH-së në té gjithë këtë proces, në CV poltike të vetë z. Gjinshi dhe lidhjeve te tij poltike në dekadat e tij në poltikën shqipare, por mbi të gjitha në praktikën e fundit té akaparimit nga ASH rë RSHsë së Akademisë Albanologjike Shqiptare, pas së cilés jané asete shumé te rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore. Krahas kësaj letre drejtuar Jush, do t’i drejtohem edhe organeve té tjera si SPAK dhe KLSH, që ta kenë në vëmendjen e tyre të gjthë çdo te ndjekë zbatimin e këtij projekligji nëse ai merr formën e prerë të tij.
11. Siç edhe keni qenë në dijeni përmes disa letrave të z. Artan Fuga, i cili qe i pranishëm në dëgjesën që KPEMIP organzizoi më datë 11.07.2023, ky ligj jo vetëem cënn rëndë autonominë e ASH të RSH-së, jo vetëm legjitimon një mandat té ri të padrejtë të kryetarit aktual té ASH të RSH, por votimi i tij eshte shoqëruar edhe me ndërhyrje publike të Akademisë së Shkencave [lexoni, Kryetari të ASH të RSH-së] në punën e KPEMIP, sikurse éshte publikimi në faqen e Akademisë më date 25 korrik 2023 të një njoftimi duke kërkuar publikisht dorëhejen e Kryetares së KPEMIP.
Bashkëlidhur kësaj kërkese po Ju dërgoj dy letrat e Akademisë, Rendin e ditës së parlamentit 20.07.2023 dhe Njoftimin publik të Akademisë së Shekëncave datë 25.07.2023
Nisur nga gjithe sa parashtruar më lartë, në vlerësim edhe të parregullsive ligjore që paraqet ky projekt ligj Ju paraqes kërkesën për mosdekretimin e tij
Në pritje të përgjigjes Tuaj
Me respekt,
Flutura Açka
Kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit

Previous Post

“Nëse nuk paguhen nga Rusia…”, Britania: Wagner mund të financohet nga Bjellorusia

Next Post

Kontrabandistët vazhdojnë të reklamojnë kalimet e rrezikshme të Kanalit për emigrantët, pavarësisht se 6 persona humbën jetën pasi një varkë u mbyt në La Mansh, shkruan Daily Mail.

albnews

albnews

Related Posts

Trump lëviz për të mbyllur Zërin e Amerikës
Albania

Trump lëviz për të mbyllur Zërin e Amerikës

16 March, 2025
Ligji i Shqipërisë? Si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Soros
Albania

Ligji i Shqipërisë? Si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Soros

1 February, 2025
Kërkesat antiligjore të KQZ-së për regjistrimin e emigrantëve dhe loja e pistë  nën rrogoz e PS me votën e diasporës dhe “Naiviteti i PD” pa e kuptuar se djalli fshihet në detaje!
Albania

Kërkesat antiligjore të KQZ-së për regjistrimin e emigrantëve dhe loja e pistë  nën rrogoz e PS me votën e diasporës dhe “Naiviteti i PD” pa e kuptuar se djalli fshihet në detaje!

30 January, 2025
Next Post
Kontrabandistët vazhdojnë të reklamojnë kalimet e rrezikshme të Kanalit për emigrantët, pavarësisht se 6 persona humbën jetën pasi një varkë u mbyt në La Mansh, shkruan Daily Mail.

Kontrabandistët vazhdojnë të reklamojnë kalimet e rrezikshme të Kanalit për emigrantët, pavarësisht se 6 persona humbën jetën pasi një varkë u mbyt në La Mansh, shkruan Daily Mail.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Britania e Madhe merr sërish zero pikë nga publiku në Eurovision 2025

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

18 May, 2025
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4711 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM