Puff ‘Diddy’ akuzohet për trafikim seksual

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manjati i hip hop-it, Sean “Diddy” Combs, i arrestuar mbrëmjen e djeshme në Nju Jork ndodhet sot i pranishëm në seancën gjyqësore të caktuar për rastin e tij, ku sipas CNN i është komunikuar akuza për trafikim seksual dhe konspiracion me qëllim shantazhin.

Aktakuza federale ndaj tij është pjesë e dosjes gjithëpërfshirëse prej 14 faqesh. Pavarësisht akuzave avokati i tij Marc Agnifilo tha se Combs do të deklarohet i pafajshëm. “Ai nuk është fajtor. Ai është i pafajshëm”, u tha Agnifilo gazetarëve teksa hynte në gjykatën në Manhatan.

Ai nënvizoi se parashikon një “betejë të gjatë me një rezultat pozitiv për Combs”.

Diddy ka qenë objekt i një hetimi federal që rrjedh nga akuzat për sulm seksual të bëra në disa padi kundër tij. Ishte padia e ish-të dashurës së tij, këngëtares Cassie Ventura vitin e kaluar, e cila ngjalli interesim për jetën personale të reperit dhe manjatit të muzikës.

Në padi, ajo dokumentoi marrëdhënien e tyre dhe pretendoi se Diddy e përdhunoi dhe e nënshtronte për vite të tëra të mbushura me abuzime të përsëritura fizike.

Kjo ka ngritur spekulime se kush ishte dhe kush është Combs pas dyerve të mbyllura në marrëdhëniet e tij me gra të ndryshme që nga nëna e tij, Janice Combs e deri te e ndjera Kim Porter, e cila ishte nëna e tre prej fëmijëve të tij biologjikë. 

Share This Article