Punime në mbikalimin e ri në Qafë Kashar, ARRSH njofton bllokimin e rampës Tiranë-Rinas, ja si devijohet lëvizja e mjeteve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se, për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtimin Tiranë-Rinas, në datat 13-14 janar në intervialin kohor 20:00-06:00.

Sipas ARRSH, qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:  Vorë–Fushë Krujë (kthesa e Rinasit), rruga dytësore Tiranë- Kamëz-Valias-Rinas, rruga Kashar–Thumanë.

“Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët duhet të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të planifikojnë lëvizjen në kohë”, thotë ARRSH. (

Share This Article