Orët janë të gjata, rreziqet domethënëse (mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor kanë rezultuar pozitivë me koronavirus) dhe roli që ata luajnë në luftën kundër Covid-19 është thelbësore.
Duke pasur parasysh të gjitha detyrat e tyre, nuk është për t’u habitur që shumë njerëz i shohin punonjësit e kujdesit shëndetësor si heronj të jetës reale. Tani ata do të jenë të pavdekshëm nga një kompani lodrash në SHBA.
Mjekët dhe infermierët, të veshur me veshje mbroojtëse dhe me stetoskop, si dhe teknikët mjekësorë, së shpejti do të jenë personazhet e Mattel – kompania që për shumë se 60 vjet ka bërë Barbie-n.
Seria e lodrave përfshin edhe figura të tjera që luajnë një rol kryesor por zakonisht funksionojnë prapa skenave: punonjësit e dyqaneve ushqimore dhe shoferët e transportit, të cilët portretizohen si figura të guximshme, me kapele dhe doreza.
Të ardhurat nga shitjet do të shkojnë në një fond që do të sigurojë pajisje mbrojtëse dhe burime të tjera. (BBC)