Putin thyen heshtjen pas rebelimit të Wagner: Organizatorët do të dalin para drejtësisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti rus Vladimir Putin iu drejtua vendit për herë të parë pas rebelimit të mercenarëve të grupit Wagner. Putin deklaroi se organizatorët e rebelimit do të dalin para drejtësisë” dhe se rebelimi ishte “aktivitet kriminal që synon dobësimin e vendit”, shkruajnë mediat e huaja.

“Vendi ishte i bashkuar kundër kësaj rebelimi të armatosur. Organizatorët e këtij rebelimi nuk mund të mos kuptojnë se do të sillen para drejtësisë, ky është një aktivitet kriminal që synon dobësimin e vendit. Duke u kthyer prapa ata shmangën gjakderdhjen e mëtejshme. Rebelimi do të ishte shtypur gjithsesi dhe organizatorët e kuptuan se veprimet e tyre ishin kriminale,“-tha Putin.

Gjithashtu presidenti rus tha se çdo lloj shantazhi është i dënuar me dështim dhe se Perëndimi dhe Kievi donin që ushtarët rusë të vrisnin njëri-tjetrin.

Share This Article