ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës 6 hours ago
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës 6 hours ago
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain 6 hours ago
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping 6 hours ago
Pesë mësime nga fjalimi i Starmer në konferencë 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Qëndrimi refuzues i Kurtit, Rama: E nxora për drekë kur bëri fushatë në Tiranë kundër partisë sime

albnews by albnews
6 July, 2023
in Albania, Kosova
0
Qëndrimi refuzues i Kurtit, Rama: E nxora për drekë kur bëri fushatë në Tiranë kundër partisë sime
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Shqipëria nuk është një parti politike këtu në Kosovë. Ne nuk jemi parti politike, jemi shtet, jemi tjetër shtet”.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në intervistën për “Klan Kosova”, kur u pyet lidhur me qëndrimin e Albin Kurtit, i cili është shprehur se Rama po bën fushatë kundër tij dhe Prishtinës zyrtare.

RelatedPosts

Shqipëri/ Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

Vijojnë dëshmitë e mbrojtjes në Hagë, Jock Covey: Thaçi kishte raporte komplekse me komandantët e UÇK-së

Gjykata Kushtetuese e Kosovës: Seanca konstituive e Kuvendit nuk ka përfunduar, të mbyllet brenda 12 ditësh

Madje ai tha se është Kurti ai që ka bërë fushatë kundër Partisë Socialiste në Shqipëri, duke formuar degën e Vetëvendosjes dhe duke hyrë në zgjedhjet e vitit 2021 me të. Për më tepër kreu i qeverisë nënvizoi se drekoi me Albinin asokohe në Tiranë.

Rama po ashtu theksoi se qëndrimi i Shqipërisë karshi Kosovës në situatën e fundit me Serbinë, është në linjë me atë të aleatëve e partnerëve ndërkombëtarë.

“Shqipëria nuk është një parti politike këtu në Kosovë. Unë personalisht nuk kam parti politike të regjistruar këtu në Kosovë. Madje, madje, kur Albini ka ardhur në Shqipëri për të nisur fushatën elektorale me një parti të regjistruar në Shqipëri e cila garonte kundër partisë sime, unë Albinin e prita për drekë. Dhe nuk kemi pas asnjë problem, dhe s’ia kam ngritur si çështje se ‘si vjen ti këtu e bën fushatë kundër meje dhe do takim’. Absolutisht jo. Tani ç’lidhje ka kjo që Shqipëria nuk e ka mbështetur Kosovën për të luftuar bandat, sepse s’e kuptoj. Ne nuk jemi parti politike, jemi shtet, jemi tjetër shtet. Dhe këtu nuk është çështja a duhet… nuk kam dëgjuar asnjë nga aleatët dhe partnerët tanë strategjikë, që i kemi të përbashkët, që të thotë se Kosova s’duhet të luftojë bandat dhe qeveria e Kosovës nuk duhet të luftojë bandat. Ky është një interpretim shumë i shtrembër i një realiteti që nuk ka të bëjë me bandat. Lufta me bandat është luftë me bandat.

Ky realitet është krejt tjetër, ka të bëjë me faktin, dhe kjo është arsyeja e pozicionit tim, që të gjithë aleatët, miqtë dhe partnerët e Kosovës, i kanë vënë Kosovës në tryezë mundësinë për një marrëveshje historike që çliron përfundimisht Kosovën nga zona në hije e mosnjohjeve nga gjysma e botës, dhe nga pesë shtete këtu në BE. Dhe kjo është arsyeja pse unë jam angazhuar, dhe qeveria jonë jemi angazhuar në këtë proces. Pastaj se çfarë bën qeveria e Kosovës këtu brenda me bandat, me bizneset, me sigurimet shoqërore, kjo nuk është puna jonë.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

30 September, 2025
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

30 September, 2025
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

30 September, 2025
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

30 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result