Kim Kardashian piu 11 ‘shotsa’ gjatë një feste në Hamptons, ndërsa ishte parë duke flirtuar me Tom Bradyn

albnews
By
2 Min Read

Kim Kardashian kaloi një natë të zjarrtë teksa mori pjesë në festën luksoze të miliarderit, Michael Rubin, në Hampton – përpara festës së organizuar për 4 korrikun.

Themeluesja e “Skims”, 42-vjeçe, rrëfeu në Twitter se kishte pirë 11 shotsa gjatë gjithë mbrëmjes, ndërsa një burim i tha DailyMail se ajo u pa duke flirtuar me yllin e NFL-së, Tom Brady, 45-vjeç.

“Kim dhe Tom ishin super flirtues me njëri-tjetrin në festën e Rubinit dhe u panë gjatë ditës në plazh së bashku e përsëri duke kërcyer natën”, tha burimi i brendshëm.

Ata shtuan se Tom – i cili më parë ishte i martuar me supermodelen braziliane Gisele Bundchen – është ‘pikërisht tipi i saj’.

Kim dhe Tom u përfolën për një lidhje në fillim të këtij viti pasi ylli i famshëm po kërkonte të blinte një shtëpi pranë Tomit në Bahamas.

Por skuadra e kampionit të Super Boël e mohoi romancën dhe këmbënguli se ata janë ‘thjesht miq’.

Foto: Getty Images

“Tom dhe Kim kanë qenë në kontakt sepse Kim po kërkon të blejë pronë ku Tom ka një shtëpi pushimi”, thanë përfaqësuesit e tij në një deklaratë për ET në maj.

“Kim dhe Tom kanë miq dhe partnerë të përbashkët biznesi, por ata nuk po takohen”.

Foto: Splash News

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” finalizoi divorcin nga ish-bashkëshorti i tretë Kanye West, 45 vjeç, në nëntor, gati dy vjet pasi ajo bëri kërkesë për ndarje.

Ish-çifti – të cilët ishin të martuar për gati shtatë vjet – kanë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Foto: Getty Images

Kim më pas ka qenë në një romancë të hapur me yllin e SNL-së, Pete Davidson.

Foto: TikTok
Share This Article