“Qetë Angela”, kryeministri britanik i thotë Merkelit ta ndal mikrofonin

albnews
By
1 Min Read

Në takimin e djeshëm të G7-së vëmendje të madhe fitoi kryeministri britanik Boris Johnson, i cili i tha kancelares gjermane Angela Merkel që ta fikë mikrofonin.

Në fakt derisa Johnson po mbante fjalimin hyrës të samitit, Merkel në mënyrë të befasishme e ndërpreu duke tentuar t’i thotë presidentit amerikan, Joe Biden dhe kryeministrit të ri italian Mario Draghi, se dëshiron të takohet me ta “live” gjatë samitit të G7-së në qershor.

“Na dëgjon Angela”, e pyeti Johnson me humor dhe buzëqeshje, duke shtuar “mendoj se duhet ta fikësh mikrofonin”.

E pas një viti takimesh virtuale, as liderët e G-7 nuk kanë arritur ta shmangin problemin e ndaljes së mikrofonit siç ishte edhe rasti i sotëm. 

Share This Article