Kryeministri libanez Hassan Diab njoftoi sot në mbrëmje dorëheqjen e qeverisë së tij, pas “tërmetit” të shkaktuar nga shpërthimi vdekjeprurës në portin e Bejrutit.
“Sot, unë po njoftoj dorëheqjen e kësaj qeverie”, tha ai në një fjalim televiziv, i drejtuar popullit libanez.
Kreu i qeverisë, i cili e paraqiti veten të pavarur, e bëri klasën tradicionale politike përgjegjëse për dështimet e saj, duke kritikuar korrupsionin që çoi në “tërmetin” që goditi vendin.