Qeveria ndan nga 30 mijë euro për familjet e dy minatorëve të Artanës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 30 mijë euro për familjet e dy minatorëve, inxhinierit Haki Arifi e xehetarit Idriz Gërbeshi, që kanë mbetur nën rrënojat nga shembja e dheut në minierën e Artanës.

Sipas një njoftimi nga Qeveria në detyrë, pos 30 mijë eurove për familjet e tyre, shteti do t’u ndihmojë edhe me bursë për fëmijët që ndjekin shkollimin dhe djalit të madh të Gërbeshit, 21-vjeçar, do t’i mundësohet punësimi në minierë.

“Dy minatorë, inxhinieri Haki Arifi e xehetari Idriz Gërbeshi, vdiqën sot nga shembja e dheut në horizontin e katërt, punishtja 24/9, në minierën e Artanës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur t’i ndihmoj familjet e tyre me nga 30,000 euro dhe bursë për fëmijët që po e ndjekin shkollimin. Djalit të madh të Idrizit, 21 vjeç, do t’i ofrohet mundësi punësimi në minierë”, thuhet në njoftim të Qeverisë.

Kurti ka vizituar sot Artanën bashkë me ministren e MEPTINIS-it, Rozeta Hajdari, e krerë të tjerë të ndërmarrjeve publike.

Në njoftim theksohet se nuk ka asnjë minator tjetër të ngujuar.

Ekipet e FSK-së, ato të mjekësisë ligjore dhe ekipi i kërkim-shpëtimit të KEK-ut janë duke punuar për nxjerrjen e trupave.

Share This Article