• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Qeveria pranon se ka humbur 44 milionë $ në gjyq

Qeveria pranon se ka humbur 44 milionë $ në gjyq

by albnews
7 September, 2020
in Albania, Rajoni
0
2
VIEWS

Taksapaguesit shqiptarë do të detyrohen të paguajnë 44 milionë dollarë dëmshpërblime dhe komisione gjyqësore për llogari të kompanive Copri dhe Aktor, të cilat u kontraktuan në vitin 2012 për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan, pasi gjykata e Arbitrazhit i gjeti të drejta pretendimet e tyre për kosto shtesë në ndërtimin e këtij segmenti, të cilat nuk u paguan nga qeveria. Lajmi për vendimin e arbitrazhit u dha fillimisht të shtunën nga publikimi online dosja.al, i cili publikoi edhe vendimin e plotë.

Sipas vendimit, Copri-Aktor dorëzuan dy pretendime me vlerë 44 milionë dollarë në shtator dhe tetor 2017 përmes një Bordi për Zgjidhjen Miqësore të Mosmarrëveshjeve, pretendime ndaj të cilave, qeveria shqiptare nuk reagoi brenda afatit kontraktual. Për rrjedhojë, gjykata vendosi se dy pretendimet janë të vlefshme dhe përfundimtare dhe urdhëroi qeverinë t’i paguajë ato.

Vendimet e gjykatave të arbitrazhit i kanë kushtuar shuma të konsiderueshme Shqipërisë përgjatë dekadave të fundit, por shqiptarët kanë arritur të marrin vetëm informacion sporadik nga këto gjyqe. Rasti i vendimit të këtij gjyqi është një përjashtim, pasi vendimi rrodhi në median shqiptare duke shkaktuar menjëherë akuza politike.

Sipas Partisë Demokratike në opozitë, humbja e gjyqit është përgjegjësi e qeverisë aktuale, ndërsa sipas qeverisë aktuale, fajtori është qeveria e Partisë Demokratike që nënshkroi kontratën fillestare të punimeve në vitin 2012 si dhe zyrtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët, sipas ministrisë, kanë qeverisur Autoritetin Rrugor Shqiptar në periudhën 2013-2017.

LSI iu përgjigj Ministrisë së Infrastrukturës duke akuzuar administratën socialiste të pas vitit 2017 si përgjegjëse për humbjen.

Shqipëria është zyrtarisht shtet me administratë civile jopartiake, ku drejtorët zgjidhen me konkurs për cilësi të palidhura me përkatësitë partiake, por deklaratat e njëpasnjëshme të palëve mbi këtë çështje pranojnë si sekret të njohur nga të gjithë që Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku qarkullojnë qidramilionë euro tenderë në vit, qeveriset nga zyrtarë politikë.

Në një status në Facebook, Ministria e Transportit deklaroi se problemi lidhej me mosmarrëveshje të lindura në vitin 2015, ku ministria nuk e fsheh faktin se zyrtarët e Autoritetit Rrugor Shqiptar të kësaj kohe “ishin të emëruar nga LSI”.

“Drejtori i Njësisë së Projektit Tiranë – Elbasan (Albens Alite) dhe ARRSH (Dashamir Gjika), në atë kohë e drejtuar nga LSI, nuk ndërmorën asnjë hap për mbrojtjen e interesave të shtetit në këto dy procese dhe nuk përfshinë as Avokaturën e Shtetit, si institucioni i krijuar me ligj për mbrojtjen e interesave të shtetit,” thotë Ministria e Transportit sot, në kohën kur drejtohet nga Partia Socialiste.

Dashamir Xhika është ish-drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar në kohën kur Partia Socialiste ishte aleate me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Vendimi i arbitrazhit në fakt thotë se vendimet objekt mosmarrëveshjeje i përkasin datave 7 shtator dhe 9 tetor 2017, vendime ndaj të cilave Autoriteti Rrugor Shqiptar, (në këtë kohë drejtuar nga Partia Socialiste), nuk dha përgjigje në kohë për dy vendime të një bordi vlerësues për mosmarrëveshjet, që ishte krijuar në marrëveshje mes dy palëve. Duke qenë se pala shqiptare nuk shfaqi kundërshti për vendimet, të cilat i kërkonin Shqipërisë të paguante kosto punimesh shtesë, atëhere vendimet e bordit vlerësues morën formë të prerë.

Tre administrata dhe 27 kilometra rrugë

Qeveria shqiptare mori një kredi prej 33 miliardë lekësh në vitin 2012 për të ndërtuar 27 kilometra autostradë për lidhjen e Tiranës me Elbasanin, ku përfshihet edhe një tunel me gjatësi 2.5 kilometra nën malin e Krrabës. Ndërtimi i rrugës u nda në tre segmente, ndërsa kontrata parashikonte përfundimin e punimeve në vitin 2015. Në këtë kohë, kompania sipërmarrëse, e përbërë nga dy gjigandë ndërkombëtarë, Copri nga Abu Dhabi dhe Aktor nga Greqia, dorëzuan pretendime për punime shtesë të nevojshme për përfundimin e segmenteve 1 dhe 3, të cilat mbulojnë distancën nga Unaza e Tiranës për në hyrje të tunelit dhe nga dalja e Tunelit për në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Dy vjet më vonë, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe kontraktori ranë dakord të krijonin një komision me tre anëtarë për të zgjidhur mosmarrëveshjet pa vajtur në gjykatë arbitrazhi. Komisioni duhej të përbëhej nga një i emëruar nga pala shqiptare, një nga kontraktori dhe një i tretë, i zgjedhur nga këto të dy. Ky bord dorëzoi dy vlerësime, respektivisht në më 7 shtator 2017 dhe 9 tetor 2017 se kompanitë ndërtuese duhej të merrnin 25.2 milionë dollarë për segmentin e parë dhe 11.6 milionë dollarë për segmentin e tretë. Shqipëria kishte 28 ditë kohë për të kundërshtuar, gjë që nuk e bëri.

Mungesa e kundërshtisë nga Shqipëria për vendimet e Bordit për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve u pranua në gjykatën e arbitrazhit si tregues se Shqipëria nuk kishte kundërshti për vlerësimin e faturave shtesë dhe për rrjedhojë, vetëm sa refuzonte pagesën e faturave.

Pala shqiptare ngriti pretendime të ndryshme dhe dërgoi dy ekspertë, (Joana Qeleshin dhe Fatos Lazimin) për të dhënë opinion në gjykatë, por këto pretendime u rrëzuan nga gjykata si të pabaza. Njëri prej pretendimeve ishte që gjykata nuk kishte kompetencë të shqyrtonte çështjen ndërsa një tjetër, që ndryshimet në kontratë mes ARRSH dhe Copri-Aktor të nënshkruara nga ish-drejtori i rrugëve Dashamir Xhika, ishin të pavlefshme. Të gjitha pretendimet e palës shqiptare u hodhën poshtë nga gjykata, e cila i konsideroi ato si “jobindëse”.

Kur punimet e rrugës filluan, Shqipëria u qeveris nga një koalicion politik mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në periudhën 2009-2013. Maxhoranca qeverisëse i kaloi Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në periudhën 2013-2017. Në shtator dhe tetor 2017, kur pretendimet e Copri-Aktor për 44 milionë dollarë punime shtesë mbërritën në Autoritetin Rrugor Shqiptar, maxhoranca qeverisëse i takonte vetëm Partisë Socialiste, zyrtarët e së cilës dukej se kishin detyrën të kundërshtonin ose të pranonin vlerësimin e grupit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, gjë që në fakt nuk e bënë. Ndërsa PD, PS dhe LSI vijojnë të debatojnë se cili prej zyrtarëve të tyre kishte konkretisht përgjegjësi për humbjen, taksapaguesit do të duhet të paguajnë faturën./BIRN

Previous Post

Greqia rrit forcat ushtrake për t’i bërë ballë Turqisë

Next Post

Berisha: 80% e shkollave nuk ka kushte për masa anti-Covid

albnews

albnews

Related Posts

Shqiptari në SHBA futet me armë në aeroplan, momenti kur arrestohet dhe i gjendet revolja
Albania

Shqiptari në SHBA futet me armë në aeroplan, momenti kur arrestohet dhe i gjendet revolja

15 May, 2025
U nënshkrua sot, çfarë parashikon marrëveshja në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar
Albania

U nënshkrua sot, çfarë parashikon marrëveshja në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

15 May, 2025
“1 në 50 shqiptarë në burg në Britani”, Rama: Gënjeshtër! Jemi krenar për punën në frenimin e emigracionit të paligjshëm
Albania

“1 në 50 shqiptarë në burg në Britani”, Rama: Gënjeshtër! Jemi krenar për punën në frenimin e emigracionit të paligjshëm

15 May, 2025
Next Post
Berisha: 80% e shkollave nuk ka kushte për masa anti-Covid

Berisha: 80% e shkollave nuk ka kushte për masa anti-Covid

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM