Qeveria “Rama 4” bën betimin në Presidencë. Kabineti i ri nis zyrtarisht detyrën

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ditë pas miratimit në Kuvend të kabinetit të ri qeveritar, kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat janë betuar sot në Presidencë. Pas betimit, sikurse është bërë traditë, Kryeministri dhe kabineti i ri e përshkuan në këmbë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri në selinë e qeverisë, ku u mbajt edhe mbledhja e parë.

Kabineti i ri qeveritar në foton familjare para Kryeministrisë

Të premten e kaluar, më 12 shtator, Edi Rama u dekretua nga presidenti Bajram Begaj për herë të katërt si kryeministër i Shqipërisë, prej ngjitjes në krye të pushtetit ekzekutiv në vitin 2013.

Programi i qeverisë dhe anëtarët e Këshillit Ministror u miratuan me 82 vota ditën e djeshme (18 shtator), në një seancë të shoqëruar me tensione të forta.

Edhe pse ishte parashikuar një mbledhje maratonë e Kuvendit, e gjitha zgjati vetëm 25 minuta. Opozita kontestoi një transmetim filmik të ministres virtuale “Diella”, duke bllokuar foltoren dhe duke mos e lejuar kryeministrin Rama që të vijonte më tej me prezantimin e programit qeverisës. Kjo bëri që kreu i Kuvendit të kalonte menjëherë për votim programin dhe përbërjen e re të kabinetit qeveritar.  

Ndërkohë, PD ka kërkuar përsëritjen e seancës dhe po ashtu ka njoftuar se do të fillojnë procedurat për mocion për shkarkimin e Peleshit si kryetar i Kuvendit.

Përbërja e Qeverisë

  1. Edi Rama, Kryeministër
    Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale, “Diella”
  2. Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
  3. Elisa Spiropali, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
  4. Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme
  5. Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
  6. Petrit Malaj, Ministër i Financave
  7. Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë
  8. Mirela Kumbaro Furxhi, Ministër i Arsimit
  9. Evis Sala, Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
  10. Andis Salla, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
  11. Delina Ibrahimaj, Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit
  12. Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit
  13. Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit
  14. Majlinda Dhuka, Ministër Shteti dhe Kryenegociator
  15. Adea Pirdeni, Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
  16. Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
  17. Ervin Demo, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
Share This Article