Qipro bllokon sanksionet e BE-së për Bjellorusinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qiproja nuk do të pajtohet me listën e zyrtarëve bjellorusë që do të sanksionohen nga BE-ja për abuzimet e të drejtave të njeriut dhe mashtrimet zgjedhore, thanë sot diplomatët qipriotë.

“Vendi i ka lidhur sanksionet për Bjellorusinë me veprimet e ndërmarra kundër Turqisë”, njoftuan burimet.

Qiproja dhe Greqia i kanë bërë thirrje Bashkimi Europian të vendosë masa të tjera kufizuese ndaj Turqisë, në lidhje me çeshtjen e Mesdheut Lindor.

Deri më tani, BE ka vendosur vetëm sanksione të kufizuara, përfshirë ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e aseteve për dy persona të përfshirë në aktivitetet në det të hapur, të pamjaftueshme për Qipron.

Sanksionet e BE-së kanë nevojë për miratim unanim nga vendet anëtare.

Share This Article