Quni e Minxhozi shprehen të gatshëm në thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Siç njofton kumtesa, Minxhozi shprehu konsideratën e lartë për nivelin e deritashëm të bashkëpunimit bilateral duke shprehur gatishmërinë e plotë dhe ofruar të gjitha kapacitetet shtetërore të Shqipërisë.

Si vend anëtar i NATO-s, ai ofroi mbështetjen e pa rezervë në zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së dhe afirmimin e Kosovës për aderim në mekanizmat e sigurisë rajonale dhe euroatlantike.

Ministri Quni në anën tjetër foli për kontributin në profesionalizimin e kuadrove ushtarake të FSK-së përmes trajnimeve dhe shkollimeve si dhe kontributin e oficerëve shqiptarë në kuadër të ekipit këshillëdhënës të NATO-s.

Quni theksoi nevojën e intensifikimit të aktiviteteve dhe thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve vëllazërore mes dy shteteve, ministrive dhe forcave në funksion të interesave të përbashkëta dhe në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Minxhozi, në takim shoqërohej nga atasheu ushtarak i Shqipërisë, kolonel Eduard Bala dhe këshilltari i NALT-it, nënkolonel Genti Bardhi, kurse ministrin Quni e shoqëruan shefi i Kabinetit Jashar Ramadani, këshilltari ushtarak kolonel Hamdi Pollomi dhe drejtori i Depart amentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Integrime Euroatlantike, kolonel Hasan Hoxha

Share This Article