Meta viziton kalanë e Krujës: Të dëmtuara Kulla e Kambanës dhe Teqeja e Dollmës

albnews
By
1 Min Read

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot banorët e prekur më rëndë nga tërmeti në Krujë.

Ndalesa e parë e Presidentit ishte në Kalanë e Krujës, ku vizitoi atë që ai e cilësoi si “kurorën e krenarisë së trashëgimisë tonë kombëtare, të dëmtuar nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit”.

Presidenti thekson se, veçanërisht Kulla e Kambanës dhe Teqeja e Dollmës, dy nga monumentet unike dhe mjaft të rëndësishme të Kalasë, kanë pësuar dëmtime shumë të rënda./ATSH/

Share This Article