Colmar është një nga qytezat më piktoreske dhe të bukura të rajonit Alsace, në veri-lindje të Francës. I ndodhur afër Zvicrës dhe rreth 25 km nga kufiri Gjerman, Colmar reflekton përzierjen kulturore dhe arkitekturore franko-gjermane në identitetin e saj.
Rrugicat e gurta, shtëpizat gjysmë-dru në ngjyrat pastel dhe rrjedha e ujit, e kornizuar nga lulet që i japin jetë, e bëjnë një qytet të dalë nga përrallat. I njohur ndryshe si “Petite Venise” për shtëpizat karakteristike dhe kanalet që përshkojnë territorin e qytetit, Colmar është gjithashtu kryeqyteti i verërave të Alsace-s, me marka të shkëlqyera si Riesling dhe Gewürztraminer.
Ndonëse një vend i vogël, muzeumet si “Musée Unterlinden”, i cili mban veprën e famshme “Isenheim Altarpiece”, “Musée Bartholdi”, muzeu i skulptorit vendas, Auguste Bartholdi, krijuesi i “Statue of Liberty” apo “Saint-Martin”, një nga kishat më të bukura gotike të rajonit, e kthejnë historinë në një nga shtyllat kryesore për qytetin.
Nëse po mendoni ta vizitoni Colmar në këtë periudhë, eksperiencat që do të përjetoni duhet të përfshijnë ekskursionin me varkë nëpër kanale, vizitë në muzeun e çokollatës “Choco-Story”, shëtitje në qytetin e vjetër dhe pa dyshim një nga marketet e Krishtlindjes më të famshëm në botë, “Colmar Christmas Market”.
