Një turist francez ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në qytetin e Sarandës.
Paraprakisht raportohet se 28-vjeçari francez në gjendje të dehur ka humbur ekuilibrin dhe aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e këtij rasti.
Policia Sarande:
Po kryhen veprime hetimore për zbardhjen e plotë të rastit, pasi më datë 02.09.2025, rreth orës 03:00, në rrugën “Butrinti”, Sarandë, shtetasi francez M. F., 28 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur ka humbur ekuilibrin dhe aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.