Basha: I keqardhur sa poshtë ka rënë Berisha që riciklon akuzat e Edi Ramës

albnews
By
1 Min Read

Nga Foltorja e radhës në Librazhd, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se sot Basha ka njoftuar se ka marrë një njoftim për në SHBA. Ai theksoi se edhe Saimir Tahiri shkoi në Shtëpinë e Bardhë kur kishte në kurriz dosjen e Habilajve, ndërsa Basha do të shkojë me dy dosje.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Kryedemokrati Lulzim Bashan në një postim në Twitter, ku u shpreh se ndjen keqardhje se sa poshtë ka rënë Sali Berisha që riciklon akuzat e Edi Ramës.

Më tej shton se ish-Kryeministri me trillimet e tij nuk do bunkerizojë PD, ndërsa thekson se kjo frocë politike do të jetë aleate gjithmonë me SHBA.

I keqardhur sa poshtë ka rënë Sali Berisha që riciklon akuzat e Edi Ramës. Sali Berisha me asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD për interesat e tij personale. PD është dhe do të jetë përjetë aleate e SHBA dhe askush nuk mund ta shndërrojë në mburojë të interesave personale!” tha Basha.

Share This Article