Radhë kilometrike në Morinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përveç radhëve të krijuara në pikën kufitare të Kapshticës, Morina paraqet të njëjtën situatë.

Por këtë herë janë radhë të krijuara nga pushuesit kosovarë që zgjedhin bregdetin e Shqipërisë për të pushuar.

Fluksi i madh i automjeteve është krijuar në aksin rrugor Morinë – Kukës, me  pushues nga Kosova.

Si çdo të dielë kolona e mjeteve ishte deri në fshatin Vermicë të Prizrenit.

Këtë fundjavë kanë hyrë në vendin tonë mbi 30 mijë qytetarë të Kosovës.

Në Morinë është punuar me procedurë të përshpejtuar dhe nuk ka patur pritje te gjata./Ora News/

Share This Article