ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 9 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 9 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 9 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 9 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama: Armiku më i madh i shqiptarëve janë shqiptarët

albnews by albnews
1 March, 2019
in Albania
0
Rama: Qeverisim derisa të kemi votat në Parlament
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri shqiptar, Edi Rama e ka pasur kryefjalë bashkimin e shqiptarëve në fjalimin e tij në Samitin e Diasporës. 

Ai e ka nisur me zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, duke i parë ndryshimet atje edhe si rezultat i këtij samiti, ndonëse nuk e shprehur literalisht.

Rama deklaroi se pa shqiptarët nuk do kishte Maqedoni të Veriut, nuk do kishte marrëveshje të Prespës, e nuk do kishte Maqedoni e Veriut në NATO.

RelatedPosts

“Korrupsioni prek të gjitha institucionet”/ Altin Dumani nga Durrësi: Kemi vënë para ligjit edhe kolegë, mbi 70 policë të hetuar! Një gjyqtar në organizatë kriminale

14 krime për 2 vite/ GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixhekun dhe të penduarin, Artan Tafani

Kapen katër grabitësit e varreve Ilire në Selcë

“Është e nevojshme për të ndarë me ju vëllazërisht disa mendime që besoj i vlejnë vëllazërisë sonë shqiptare pavarësisht nëse jetojmë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, Jugun e Serbisë, apo kudo tjetër. Së pari unë dua të them se nga samiti i shkuar në këtë samit kanë ndodhur disa gjëra dhe e them me bindje se nga samiti i shkuar në këtë samit, Shqipëria është më e mirë dhe shqiptarët janë më mirë. Nëse ka nevojë t’ju freskoj kujtesën ishte jo 100 as 10 vjet më pare, por ishte mes këtyre dy samiteve momenti kur shqiptarët në atë që sot është Maqedonia e Veriut u vendosën në shënjestër si të ishin qytetarë të kategorisë së dytë dhe e ashtuquajtura platforma e Tiranës u kthye në një autodafe për të ndarë hesapin zgjedhor brenda Maqedonisë, duke i fryrë zjarrit të një konflikti që mund ta kishte kthyer atë vend shumë vite prapa. Falë ndërveprimit vëllazëror me përgjegjësi kombëtare por edhe me vetëdije të lartë politike mes nesh këtu në Tiranë dhe liderëve në Maqedoni, jo vetëm që shqiptarët sot janë shumë më mirë se ç’ishin dje, por ajo që për presidentin e Maqedonisë quhej e papranueshme, gjuha e Nënë Terezës u bë gjuhë zyrtare e Maqedonisë së Veriut. Ndaj dua ta përshëndes përzemërsisht dhe jo për protokoll mikun tonë Ali Ahmetin, ta falënderoj për praninë dhe realisht ta përgëzoj sepse pa shqiptarët nuk do kishte Maqedoni të Veriut, nuk do kishte marrëveshje të Prespës dhe nuk do kishte Maqedoni të Veriut në NATO”, deklaroi Rama.

Kryeministri shqiptar tha se jemi më të interesuarit që ai shtet të përparojë, të jetë model i harmonisë mes dy popujve dhe jemi të lumtur të mësojmë se shqiptarët sot janë më të lumtur në atë shtet se sa në kohën kur takuam në samitin e parë. Por Rama iu bëri dhe një apel shqiptarëve të Tuzit në Malin e Zi.
“Ti bashkohemi apelit të presidentit të Kosovës për shqiptarët në Tuz. Kudo shqiptarët bashkohen, janë më të mirët dhe fitojnë. Historia e ka treguar, nuk dua të sjell këtu as Gjergj Fishtën, as Faik Konicën, as Fan Nolin, por edhe e sotmja na tregon se armiku më i madh i shqiptarëve janë shqiptarët. Ne kudo ku bashkohemi, nuk na mund dot askush. Ndaj shqiptarëve në Tuz iu them bashkohuni”, deklaroi Rama.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result