Basha: Zgjedhje të parakohshme për t’ia kthyer Parlamentin qytetarit

albnews
By
1 Min Read

Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha tha sot nga Lezha se aksioni opozitar është një rrugë pa kthim që kalon përmes zgjedhjeve të parakohshme për ti kthyer parlamentin shqiptarëve.


Pas diskutimeve në kryesinë lokale, kryedemokrati bëri të qartë se aksioni opozitar për largimin e Edi Ramës do të ndërthurë protestat qytetarë me shpalosjen e programit të PD për një Shqipëri Europiane.

“Aksioni i radhës do të jetë ndërthurja e protestave të fuqishme qytetare, me shpalosjen e vizionit dhe programit tonë për një Shqipëri dhe një Lezhë të shpresës dhe të të ardhmes që i takon shqiptarëve dhe jo bandave të krimit”, dekalroi Basha, ndërsa nuk tregoi nëse opozita do të merr pjesë në zgjedhjet lokale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply