Rama dhe familjarët nderojnë viktimat e 21 janarit

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri Edi Rama, ministra, deputetë të Partisë Socialiste, familjarë të viktimave dhe qytetarë, zhvilluan sot homazhe për viktimat e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Me heshtje, lot në sy dhe karafila të kuq në duar, ata përkujtuan 4 të vrarët në protestën paqësore të 21 Janarit 2011, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Bashkë me kryeministrin, familjarët u përkulën për të vendosur lule në pllakat përkujtimore, që ndodhen në vendet ku ata u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë.

Në ceremoninë përkujtimore Kryeministri Rama bëri të ditur se Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u shpallën nga qeveria e Republikës së Shqipërisë “Dëshmorë të Atdheut”.

Kreu i qeverisë tha se “parlamenti nuk bën gjyqe dhe nuk jep vendime gjyqësore. Është drejtësia që i bën të gjitha këto”./ATSH/

Share This Article