Rama: Disa persona shpikin vepra teatrale imagjinare

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri Edi Rama postoi në facebook një thënie të shkrimtarit të njohur brazilian Paulo Coelho

“Disa persona jetojnë vazhdimisht në luftë me të tjerët, me vetveten, me jetën e tyre! Për këtë arsye shpikin vepra teatrale imagjinare, skenarin e të cilave e përshtasin me sikletet e tyre.”

Ndërkohë që një grup artistësh dhe qytetarësh vijojnë të bëjnë rezistencë për të mos shembur godinën e Teatrit Kombëtar,  thënia duket se përcjell një mesazh për këtë situatë.

 Momente tensioni dhe përplasjeje u shënuan dje përpara godinës së Teatrit Kombëtar. Artistë dhe qytetarë të shumtë u përplasën me forcat e policisë, duke kundërshtuar shembjen e ndërtesës. Ndërsa në mbrëmje policia u zbraps duke liruar sheshin qytetarët dhe aktorët vijuan të qëndronin gjithë natën para Teatrit Kombëtar.

Në krah të aleances është vendosur edhe Partia Demokratike dhe LSI./Ora News/ 

Share This Article