ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim 2 hours ago
Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami 2 hours ago
Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri 2 hours ago
Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese 2 hours ago
Përdhunonin të mitura! Grupi shqiptaro-rumun dënohet me 40 vite burg, në Britani 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama do kandidojë për deputet në Durrës, heq dorë nga Vlora

albnews by albnews
11 August, 2020
in Albania
0
Rama do kandidojë për deputet në Durrës, heq dorë nga Vlora
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Burime të larta në hierarkinë e PS bëjnë me dije për Lapsi.al, se në zgjedhjet e ardhshme, kryeministri Rama do të kandidojë në listën e deputetëve të qarkut të Durrësit.

“Vendimi për tu larguar nga Vlora nuk ka asnjë lidhje me braktisjen e këtij qyteti. Aty punët dhe suksesi i Rilindjes do të vazhdojnë që me rigjallërimin e qendrës historike të qytetit e deri tek vazhdimi i lungomares deri në Orikum. Ai ka të bëjë më shumë me arsye elektorale”, konfirmoi burimi i Lapsi.al.

RelatedPosts

Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

Përdhunonin të mitura! Grupi shqiptaro-rumun dënohet me 40 vite burg, në Britani

Dhe arsyet elektorale janë disa. Së pari falë dyshes Dako Avdylaj, rilindja arriti të marrë 73 mijë vota në zgjedhjet e 2017 duke siguruar plot 8 mandate nga 14 gjithsej. Prandaj tani pa pushtetin dhe fuqinë e ‘Gjushit” në bashki Rama do të marrë frenat vetë në dorë në mënyre që PS mos e humbasë këtë avantazh.

Arsyeja e dytë ka të bëjë me anën propagandistike të fushatës. Duke qenë se nën qeverisjen e Ramës vendi është në një krizë të thellë ekonomike, duke qenë se opozita po e vë shënjestrën e politikës së saj pikërisht tek ky dështim, Rama kërkon të japë efektin e kundërt. Ai do ta lidhi fushatën e tij me projektet e rindërtimit pas tërmetit shkatrrimtar të 26 nëntorit. Falë disa fondeve të huaja që kanë mbërritur (shumë shumë më pak se 1 miliardshi që u premtua në Konferencën e Donatorëve) kryeministri po planifikon të kthejë në lajtmotiv të fushatës, pallatet dhe shtëpitë që mund të ringrihen, duke dhënë kështu idenë e një lideri që i del zot vendit të tij edhe në situate fatkeqësish ekstreme.

“Kjo nuk ka të bëjë aspak me kontrollin e bandave tani që pushteti i Dakos ka rënë”, komentoi burimi i Lapsi.al pas pyetjes sonë- është thjeshtë taktikë dhe strategji elektorale.

Por nuk dihet se si do të ndikojë kjo tërheqje në qarkun e Vlorës ku Rama i ka prirë fushatës në dy zgjedhjet e fundit (2013-2017). Aq më tepër që kryeministri e ka shprehur vetë shqetësimin ndaj funksionimit të Rilindjes lokale dhe punës së kryebashkiakut Leli të cilin e ka akuzuar se me punën e tij po humbet votat e së majtës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

14 December, 2025
Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

14 December, 2025
Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

14 December, 2025
Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result