Shakhtari e Sevilla kanë siguruar sonte plasmanin në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, pas fitoreve ndaj Baselit, përkatësisht Wolvesit.
Shakhtar Donetsk ka qenë fantastike në sfidën e sotme ndaj Baselit, duke shënuar fitore prej 4 me 1 ndaj klubit zviceran.
Moraes i dha epërsinë klubit ukrainas qysh në minutën e dytë të ndeshjes, pas asistimit nga Marlos.
Marlos gjithashtu asistoi në golin e dytë për Taisonin kur po luhej minuta e 22-të e ndeshjes.
Derisa golin e dytë e shënoi Alan Patrick nga penaltia në minutën e 75. Derisa golin e fundit e shënoi Dodo në minutën e 88.
Kurse golin e vetëm për Baselin e shënoi Van Wolfswinkel në minutën e 90+2.
Në gjysmëfinale Shakhtari luan kundër gjigantit italian, Inter.
Kurse në sfidën tjetër Sevilla arriti të poshtë Wolvesin me rezultat prej 1 me 0.
Golin e fitores në këtë takim e shënoi Ocampos në minutën e 88 pas asistimit nga Banega.
Në gjysmëfinale Sevilla do të përballet me Manchester Unitedin.