Rama: Do mbyllim të gjitha kafenetë e restorantet në Tiranë e Durrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë në rrjetin social lajmin se qeveria do të bëhet gati që të nisë mbylljen e të gjitha restoranteve, bareve dhe klubeve fillimisht në Tiranë e Durrës.

Rama shkruan se duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, veçanërisht të të rinjve, do të mbyllen të gjitha kafenetë dhe restorantet në kryeqytet e Durrës.

NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, detyrohemi TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË dhe DURRËS fillimisht!

KJO NUK ËSHTË KOHË PUSHIMESH dhe ARGËTIMESH JASHTË SHTËPISË, po KOHË LUFTE Dhe KJO LUFTË FITOHET VETËM DUKE KUFIZUAR LIRINË TËNDE, DUKE NDRYSHUAR RRËNJËSISHT MËNYRËN E JETESËS dhe DUKE RUAJTUR FAMILJEN TËNDE nga kontaktet e tua me jashtë!

FRIKË ASPAK, KUJDES PO! MADJE SHUMË FARE!

Share This Article