ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez 2 hours ago
Gazeta e madhe italiane zbulon detajet: Inter u tërhoq nga gara për Lookman shkaku i këtij lojtari 7 hours ago
Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë 7 hours ago
“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm! 7 hours ago
Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama: Do të dëgjojmë mendimin e qytetarëve për “Ballkanin e Hapur”

albnews by albnews
24 December, 2021
in Albania
0
Mediat greke: Tirana ftoi Athinën në “Open Balkan”, Berisha po trazon Shqipërinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria e ka të nevojshme ta dëgjojë mendimin e të gjithë qytetarëve për nismën e “Ballkanit të Hapur”

I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, nëse është vonë për të pyetur shqiptarët për nismën e “Open Balkan”, pasi disa nga marrëveshjet fillojnë të implementohen në janar, Rama tha se, “nuk është asnjëherë vonë për të pyetur njerëzit. Nëse do ta kishim këtë instrument në dispozicion më parë, mbase mund ta kishim vënë në shfrytëzim më parë”.

RelatedPosts

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

Gara për Bashkinë e Tiranës, Luçiano Boçi liston kandidatët potencialë të PD-së

I lidhur me mafian shqiptare dhe kartelet e kokainës në Ekuador, arrestohet shefi i njohur i kuzhinës italiane

“Nuk diskutohet që unë i qëndroj të gjithë atyre që kam thënë për “Open Balkan” dhe jam i bindur, por e kemi të nevojshme ne, qeveria, ta dëgjojmë mendimin e të gjithëve në mënyrë komplet të lirshme, pa na u drejtuar si i PS-së, e i bravës, por duke na u drejtuar si shqiptarë. Dhe me këtë mësojmë ne, mësojnë dhe të tjerët. “, tha Rama.

“Thashë, ne do të këshillohemi me njerëzit, jo për t’iu imponuar kujtdo-qoftë, por për të marrë ne njëherë mendimin xhenuin të njerëzve. Dhe kjo për në është të shkuarit në një burim të pashtershëm energjie, që është energjia e popullit”, theksoi Rama.

“Ne kemi nevojë ta shfrytëzojmë këtë burim të pashtershëm energjie, që është energjia e popullit. Ne kemi nevojë ta shfrytëzojmë këtë burim të pashtershëm energjie për vendimmarrjet tona. Të tjerët mund të thonë çfarë të duan. Kur flas për të tjerët nuk flas për njerëzit. Flas për përfaqësuesit e tyre që merren me brava apo që merren me sfurqe. Kjo nuk na duhet. Këto nuk janë zgjedhje. Ky është një referendum klasik, ky është një Këshillim Kombëtar. Dhe ne duam ta marrim këtë burim energjie dhe ta vëmë në dispozicion të qeverisjes së të gjithë shqiptarëve dhe duam t’u japim të gjithë shqiptarëve mundësinë që të jenë pjesë e këtyre vendimmarrjeve”, u shpreh Rama.

I pyetur nëse do të ketë amnisti për të gjithë të dy punësuarit që tatohen me taksë progresive, Rama tha se, “kjo e dyta mbase mund të jetë një pyetje për Këshillimin e ardhshëm Kombëtar. Sepse përsëri është një nga ato vendime që janë përtej interesit të një shumice të thjeshtë”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez

21 September, 2025
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

Gazeta e madhe italiane zbulon detajet: Inter u tërhoq nga gara për Lookman shkaku i këtij lojtari

21 September, 2025
Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë

Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë

21 September, 2025
“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result