Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat pas marrëveshjes së firmosur me opozitën parlamentare i ka bërë thirrje deputetit Myslim Murrizi dhe grupit të tij që të bashkohej në një konsensus të plotë, sa i përket votimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Nga ana tjetër Rama është shprehur i kënaqur nga marrëveshja e sotme dhe bën thirrje për mbledhjen e Këshillit Politik në mënyrë që palët të bijnë dakord para mbylljes së sesionit parlamentar në fund të korrikut.
“I kënaqur sepse kemi arritur një konsensus të gjerë edhe pse jo në total, për të votuar në 23 korrik marrëveshjen e 5 qershorit. Kemi arritur edhe një konsensus të plotë jo vetëm për të votuar ndryshimet që do të hapin listat, por edhe për të vazhduar procesin gjithëpërfshirës sëbashku me opozitën jashtëparlaementare. Do ishte mirë të mblidhet Këshilli politik dhe të diskutojmë. Kemi hapur një diskutim para pak kohe dhe tani jemi në kushtet kur duhet të diskutojmë konkretisht.
Jeni i sigurtë që do ti keni 84 vota për ndryshimin në Kod?
Kemi bërë goxha debat, veçanërisht me Murrizin që qëndron stoik me pocizionin e tij. Kemi pasur sinjale inkurajuese nga dy kryetarët e grupeve të tjera. Do ishte mirë që Murrizi dhe grupi i tij të bashkohej në një konsensus të plotë. Kam bindjen që do ta kalojmë ligjin, pavarësisht faktit që në anën e opozitës parlamentare nuk ka një formacion të unifikuar, por një bashkësi individësh”, tha Rama.
Opozita parlamentare eshte ndare sa i perket pikes se pare te marreveshjes qe eshte votimi i marrëveshjes së 5 qershorit. Murrizi u deklarua kundër pikës një të marrëveshjes me maxhorancën, ndërsa nje pese e grupit demokrat u shpreh se do ta votoje ate.