FOTO/ Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin/ Mijëra shqiptarë falin namazin në sheshin “Skënderbej”

albnews
By
1 Min Read

Mijëra besimtarë myslimanë në Shqipëri kryen faljen e namazit sot në festën e Fitër Bajramit. Falja nisi në orën 06:55 në të gjitha qytetet nëpër xhami e sheshe kryesore.

Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Në Tiranë, besimtarët kryen faljen e namazit në “Sheshin Skënderbej”, nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.

Ceremonia vazhdoi me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.

Share This Article