ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës 3 hours ago
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës 3 hours ago
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain 4 hours ago
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping 4 hours ago
Pesë mësime nga fjalimi i Starmer në konferencë 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama i lutet Bullgarisë: Na hapni rrugën për të filluar bisedimet me BE-në

albnews by albnews
1 September, 2021
in Albania
0
Rama i lutet Bullgarisë: Na hapni rrugën për të filluar bisedimet me BE-në
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Forumi Strategjik i “Bledit” në Slloveni i kërkoi Bullgarisë që të heqë veton për Maqedoninë e Veriut, për t’i hapur rrugën Shkupit dhe Tiranës për çeljen e negociatave.

“Ne nuk po flasim për t’u bërë anëtarë, kur ne të bëhemi, nuk e di, Macroni që është më i riu do të jetë duke shkruar kujtimet atëherë, ne po flasim për çeljen e bisedimeve.

RelatedPosts

Shqipëri/ Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

Vijojnë dëshmitë e mbrojtjes në Hagë, Jock Covey: Thaçi kishte raporte komplekse me komandantët e UÇK-së

OSBE ripohon mbështetjen për SPAK: Lufta kundër korrupsionit dhe krimi zgjedhor në fokus

Do i kërkoj presidentit të Bullgarisë, ju lutem mos jeni kaq tipikë BE-së, bëhuni ballkanas, hapni rrugën, cfarë po përpiqeni të shpëtoni, hapini rrugën bisedimeve, na lini të flasim me ata dhe pastaj ju mund të bëheni më pas ballkanikë, të vendosni pengesa, por hapni rrugën” tha ai.

Kreu i qeverisë shqiptare kishte kritika të forta për strategjinë e BE-së për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor.  “Ne Ballkan diçka që duhet ta ruajmë fort, që mund të buzëqeshim dhe qeshim edhe kur vuajmë, ç’ka pjesëtarët e BE-së nuk janë në gjendje ta bëjnë, e kam fjalën për gjermanët. Dikush iu takoi një euro-optimiste, euro-pesimist dhe e pyeti euro-optimistin se cila ishte pikëpamja e tij për zgjerimin, ai tha se Turqia do të hyjë në BE ose në presidencën e Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe euro-pesimisti tha do të hyjnë kur ta ketë presidencën Turqia.

Kështu që e kemi gjetur mënyrën për t’u përballur këtë mishërim. Ne po presim “Godonë”. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë si këto karaktere në dramën e Beketit, ku njëri thotë a do ikim dhe tjetri thotë eja të tikim dhe Beketi thotë askush nuk lëviz nga vendi. Beketi mund të shfaqet në BE përmes ngjyrave dhe kombeve të ndryshme, së fundmi është Bullgaria.

Ne jemi këtu për të luftuar, sepse ne nuk po kërkojmë licencë për të qenë europianë, ne jemi europianë, çfarçdo të mendojnë njerëzit pjesë në BE, ne jemi europianë dhe sinqerisht jam shumë mirënjohës kryeministrit dhe presidentit këtu, pasi në këtë diskutim për të ardhmen e Europës u ftuam. Është një takim anësor dhe jo kryesori, është shumë qesharake që BE të angazhohet në diskutimi për të ardhmen dhe ne nuk ftohemi.

Nuk ka asnjë të ardhme të Europës pa Ballkanin Perëndimor brenda BE-së. Nëse BE nuk do të vazhdojë kështu nuk do të jetë mirë për ne, por do të jetë edhe keq për BE. Nuk po i jap Ballkanin Perëndimor të gjithë peshën që kemi parë njëri tjetrin kur ishim të izoluar. Por ju përmendët etërit themelues, por nëse do të çoheshin dhe do të ndiqnin këtë diskutim, do të mendonin më të mirë vdekur se gjallë, nuk kam provë, por po kthehen përmbys në varr.

Cfarë të ardhme? Si puna e atij priftit në Konstandinopojë kur po shembeshin muret, diskutonin seksin e engjëjve. Më falni që po tregohem kaq ballkanik, por kjo është gjëja shumë e mirë e të qenit europianë nga Ballkani se nuk e humbet ndjesinë e humorit brenda tragjedisë” tha Rama.

Moderuesi i kujtoi shefit të qeverisë shqiptare se koha e përgjigjes po mbaronte, por Edi Rama iu kthyer duke i thënë se nuk kishte mbaruar duke shkaktuar buzëqeshje në sallë. “Jo faleminderit, nuk kam mbaruar. Të paktën këtu në Slloveni, ne mund të marrim ca nga koha që nuk na e kanë dhënë në diskutimin për të ardhmen e Europës.

Ju lutem mos përmendni më aktorët e tretë, pasi është shumë qesharake. Na njëra anë na thoni “Jemi të rëndësishëm, nuk na thonë ju duam, ne një ditë do të martohemi me ju, por deri në atë ditë, as mund të flasim as nuk mund t’u flisni të tjerëve” por nuk funksionon kështu” tha ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

30 September, 2025
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

30 September, 2025
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

30 September, 2025
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

30 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result