Rama: LSI është projekt që duhet zhbërë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “çuarja për skrap e Lëvizjes Socialiste për Integrim, një projekt i përbashkët me Lulzim Bashën, por i tradhtuar nga Lulzim Basha, se unë nuk e kam tradhtuar projektin, unë vazhdoj të besoj tek ai projekt”.

Në konferencën e përjavshme për mediet “Ekonomia në fokus” me temë “Rindërtimi”, Kryeministri Rama tha se ” Lulzim Basha e ka tradhëtuar projektin sepse ishte ai që e ndau me demokratët domosdoshmërinë për ta çuar LSI-në për skrap, ishte ai që u betua që s’do ketë me matrapazllëqe me LSI-në, SHPK dhe sot është një aksioner në SHPK-në e katër ortakëve ku ai është ortak minorancë se ortakët kryesorë janë Saliu e Ilir Meta”.

“LSI është projekt që duhet zhbërë nuk është çështje personash unë gjithmonë besoj, e kam besuar më përpara, besoj sot dhe do besoj gjithmonë që nuk janë njerëzit që korruptojnë njerëzit, por janë sistemet që korruptojnë njerëzit”, tha Rama./ATSH/

Share This Article