Rama mbledh Asamblenë Kombëtare, të dielën prezaton kryesinë e re

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të dielën kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë në Durrës Asamblenë Kombëtare. 

Kjo është mbledhja e katërt e kësaj strukture brenda këtij viti dhe synon të përmbyllë procesin e rienergjizimit të Partisë Socialiste me zgjedhjen e kryesisë dhe sekretariateve përkatëse.

Takimi do të nisë në orën 11.00 dhe do të mbahet në një prej resorteve të qytetit bregdetar.

Anëtarët e Asamblesë janë njoftuar edhe për axhendën e mbledhjes ku një pjesë të rëndësishme të punimeve pritet ta zërë fjala e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë në rrjetet sociale Rama informon se kurset e edicionit të parë të Akademisë politike të PS-së përfunduan me sukses, e tashmë do të dalin në terren studentët e parë që e kaluan këtë fazë, për të qenë pjesë e gjeneratës së re politike në vend.

Share This Article