Rama: Me 1 Tetor hyn në fuqi marrëveshja për sigurimet shoqërore me Zvicrën

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Siç bën me dije kreu i qeverisë në rrjete sociale, kjo marrëveshje hyn në fuqi me datë 1 Tetor.

Rama thekson gjithashtu se së shpejti pritet dhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë. Një ditë më parë, Rama, gjatë konferencës me ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani, theksoi se ka marrë premtimin se marrëveshja mes dy vendeve për pensionet do të finalizohet së shpejti.

Postimi i kryeministrit Rama:

LAJM I MIRË

Në datën 1️⃣ tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë 🇦🇱 dhe Zvicrës🇨🇭

Kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre🇦🇱🤝🇨🇭

*Së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë❤️

Share This Article