SHBA vlerëson kontributin e trupave shqiptare në Gjirin Persik

 1,729 total views,  1 views today

Forcat e Armatosura Shqiptare, faktor stabiliteti paqeje dhe sigurie kudo ato shërbejnë anembanë globit.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi shprehet krenar për punën që po zhvillojnë FA-të në angazhimin e tyre në NATO, në misionin paqeruajtës në Gjirin Persik, dhe ngushticën e Hormuzit, kundër veprimtarive të paligjshme të Iranit.

“Krenar për vlerësimin e trupave shqiptarë kudo ku ata shërbejnë anembanë globit! Falënderimi nga sekretari Pompeo konfirmon rolin e vendit tonë si një faktor stabiliteti, paqeje dhe sigurie, jo vetëm në rajon, por edhe në botë”,- deklaron Peleshi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar kontributin e Forcave të Armatosura Shqiptare në rritjen e sigurisë në ngushticën e “Hormuzit” dhe Gjirin Persik, nga veprimet e paligjshme të Iranit.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael R. Pompeo, në një publikim në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, ka falenderuar Shqipërinë dhe vendet e tjera që marrin pjesë në garantimin e sigurisë në zonën e Gjirit Persik dhe ngushticës së Hormuzit.

“Faleminderit Bahrein, Mbretëri e Bashkuar, Shqipëri, Lituani, Australi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite për mbrojtjen e një prej linjave më të rëndësishme të transportit detar në botë nga piratët iranianë të Hormuzit”,- është mesazhi i publikuar nga Michale R. Pompeo, Sekretari Amerikan i Shtetit. /j.p/

THANK YOU BAHRAIN, UK, ALBANIA, LITHUANIA, AUSTRALIA, UAE & KSA FOR PROTECTING ONE OF THE WORLD’S MOST CRITICAL SHIPPING LANES FROM IRANIAN #PIRATESOFHORMUZPIC.TWITTER.COM/GZGCET9B1Q

— SECRETARY POMPEO (@SECPOMPEO) JANUARY 13, 2021

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •