Rama monitoron konviktet në Korçë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, kryeministri Edi Rama monitoroi nga afër rikonstruksionin e konviktit në qytetin e Korçës. Rama tha se godiona do të rinovohet në të gjithë ambientet e brendshme, ndërsa theksoi se nuk do të jetë ndërtesa e vetme ku do të punohet.

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, kryeministri Edi Rama ka monitoruar nga afër rikonstruksionin e godinës së studentëve Nr.1 në Korçë. Rama tha se godina do të pësojë rinovim të të gjithë ambienteve të brendshme, ndërsa premtoi se kjo godinë nuk do të jetë e vetmja.

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli shprehu bindjen se pas përfundimit të këtij projekti, numri i studentëve do të jetë në rritje.

Agolli: Janë rreth 76 dhoma që do rikonstruktohen, me dy studentë për dhomë. Me rehabilitimin e godinës dhe krijimin e një standardi të ri mendojmë që do rritet dhe fluksi i studentëve që do fillojë të akomodohen në godinat publike, që kuptohet është dhe më ekonomik këtu, sepse edhe çmimi që paguajnë është shumë i ulët.

Deputeti i zonës Niko Peleshi tha se përmes investimit, qyteza do të rivitalizohet.

Më herët, kryeministri Edi Rama monitoroi dhe konviktin që po rikonstruktohet në Tiranë, për të pritur student nga i gjithë vendi. 

Share This Article