Rama: Nëse do isha Basha do e takoja kryeministrin, duhet të flasim e të diskutojmë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeminsitri Edi Rama deklaroi ditën e sotme (15 korrik) se është gati që të takojë kreun e opozitës Lulzim Basha.

Gjatë konferencës me gazetarët, Rama tha se teorikisht kryeministri humbet më shumë kur takohet, por se nuk e ka problem.

Deklarata e Ramës: 

Nëse unë do të isha Lulzim Basha, natyrisht nuk jam, dhe nuk është i detyruar të më dëgjojë, do të isha në vijimësi i interesuar për dialog, tryezë, marrëveshje, rimarrëveshje në proces dhe mund ta them këtë se unë kam qenë aty ku është Basha. Dhe kur isha në krye të opozitës, ju e dini, i kam shkruar më shumë se një herë kryeministrit të asaj kohe, se dua të takohem.

Është gjithmonë kryeministri problemi, jo kryetari i opozitës, kur është fjala për t’u ulur për t’u takuar. Teorikisht thuhet se kryeministri mund të humbë më shumë kur takohet, por unë nuk e kam problem, Luli e ka problem, ndoshta duke menduar se kështu  shpërndan zërat që ne ndërkohë ne komunikojmë, por nuk funksionion kështu. Të takohemi? Patjetër në çdo herë për cdo gjë. Duhet të flasim dhe diskutojmë. Nuk është me ultimatume dhe kërcënime.

Share This Article