Rama: Një arsye për t’u ndjerë krenarë për Shqipërinë dhe për shqiptarët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dita Ndërkombëtare e Holokaustit është një arsye për t’u ndjerë krenarë për Shqipërinë dhe për shqiptarët e kohës më të zezë për Europën.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të viktimave të Holokaustit.Kreu i qeverisë tha se shqiptarët bënë histori duke marrë në mbrojtje hebrenjtë.

“Dita Ndërkombëtare e Holokaustit është një arsye për t’u ndjerë krenarë për Shqipërinë dhe për shqiptarët e kohës më të zezë për Europën, që bënë histori duke marrë në mbrojtje hebrenjtë kur makineria më e madhe shfarosëse e historisë së njerëzimit, i griu bijtë e Izraelit si të ishte një makinë mishi e prodhuar në fundin e ferrit! I paharruar përjetë kujtimi i viktimave të Holokaustit”, – thekson Rama.Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi në vitin 2005, 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, në nderim të viktimave ‪të Holokaustit.

Share This Article