Rama njofton shtesë në ligjin e antishpifjes: Do ketë super-dënime

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në ligjin e anti-shpifjes shumë shpejt do jetë gati klauzola për lajmet e rreme në gjendje të jashtëzakonshme, njoftoi kryeministri Edi Rama.

Rama tha mëngjesin e sotëm se lajmet e rreme që po përhapin panik në këtë situatë do të jenë të superdënueshme.

“Është e dënueshme shpifja dhe do të jetë e superdënueshme në situatë të jashtëzakonshme. Lajmet e rreme dhe lodrat mediatike në situata si kjo që kaluam janë kriminale. Mjafton rasti i Durrësit, një lajm kriminal i shpërndarë se po bie spitali i Durrësit solli një të vdekur e pa llogaritur kaosin e të plagosurit në përpjekjen për të ikur nga spitali, kur lajmi se po shembej spitali kur spitali nuk kishte asgjë.

Në seancën e fundit për këtë vit, do të kalojë dhe paketa antishpifje. Të shpifësh në kohët kur vendi është në kushtet e emergjencës është kriminale. Shpifjet në emergjencë janë super kriminale”, tha ai./TCH/

Share This Article