Albania
Rama pa ftesë në inagurimin e Trump/ “Ka axhendë te zëne pasi do të jetë në Davos”
Mediat pranë qeverisë në Tiranë kanë një siklet jo të lehtë këtë fundjavë. Duhet të “justifikojnë” përse nuk pati një ftesë për kryeministrin Edi Rama në ceremoninë e inagurimit të presidentit amerikan Donald Trump.
Top Channel pa raportuar fare lajmin se për Ramën nuk pati ftesë ashtu si edhe për liderat e vendeve të tjera, ka publikuar një lajm që ditën e inagurimit, pra më 20 janar, Edi Rama ka axhendë tjetër në Forumin Ekonomik të Davosit.
Teksa lexon çfarë shkruan TCH, të krijohet përshtypja sikur Rama e kishte të pamundur të shkonte prej axhendës tejet të ngjeshur me forumin në Davos. Në fakt, është thjesht mungesë ftese. Po ta kishte pasur atë ftesë, me siguri që kryeministri shqiptar do të kishte zgjedhur të shkonte në inagurimin e Trump qoftë dhe për një foto sesa të jetë në Davos duke iu dhënë leksione udhëheqësve të tjerë të botës se si duhet zhvilluar ekonomia dhe si duhen adresuar sfidat globale.
Megjithatë ndonëse pa një ftesë të tillë në ceremoninë e inagurimit, Rama e nderoi familjen Trump dy ditë më parë teksa i dha statusin e investitorit strategjik kompanisë së dhëndrit të tij, Kushner, i cili parashikon të ndërtojë një resort në ishullin e Sazanit.
Sa i përket ceremonisë së inagurimit, Donald Trump nuk i kushtoi vëmendje aleancave strategjike apo miqësive historike të Shteteve të Bashkuara, por, si gjithmonë bëri me kokën e tij, duke thirrur rreth 200 të ftuar, mes të cilëve 10 krerë shtetesh dhe qeverish. ©LAPSI.al
Albania
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital
Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Albania
Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.
Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Albania
Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
