Rama poston videon nga ‘Covid-3’: Shikojeni vetë a jemi në kolaps apo jo! Opozita atë kërkon

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një video brenda ambienteve të spitalit Covid3 i hapur pak ditë më parë dhe ku priten të infektuarit me Covid me shenja të lehta të sëmundjes.

Rama ka hedhur akuza në drejtim të Bashës, duke deklaruar se lideri i opozitës gënjen e dezinformon me qëllim përhapjen e panikut. Në të kundërt, thotë Rama, pamjet tregojnë qartë se ka kapacitete spitalore për të pritur të sëmurët me Covid, ndryshe nga çfarë deklaron opozita.

JA SI ËSHTË NË FAKT SOT, TANI, LIVE, E VËRTETA PËR KAPACITETIN E SHTRETËRVE NË SPITALIN COVID 3

https://www.facebook.com/watch/?v=833991350694292
Share This Article