Rama premton se PS do të ndërtojë shtëpitë e prishura nga tërmetet në Floq të Korçës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Rama gjatë një takimi me banorët e Njësisë Nr 10, në Tiranë premtoi se banesat e prishura nga  tërmetet në fshatin Floq të Korçës, do të rindërtohet dhe për këtë do të përdoret edhe një pjesë e fondeve të fushatës.

“Do bëjmë një fond solidariteti të çdo bashkie, ku çdo bashki do marrë përsipër një shtëpi. Një pjesë të fondeve të fushatës do t’i fusim aty dhe si Parti Socialiste të japim ca kontribute, më mirë të ndërtojmë një shtëpi aty se sa të bëjmë ca postera. Pastaj dhe diçka nga buxheti dhe do ta bëjmë se ishin dëmtuar shumë. Të paktën nga shtatori ata të futen në shtëpi se ngaqë është lart atje dhe është ftohtë”, tha Rama.

Share This Article