Haradinaj: Kosova ka pasur mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit gjerman

albnews
By
1 Min Read

Në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, kryeministri Ramush Haradinaj takoi deputetët e Bundestagut gjerman, Johan Ëadephul, Peter Bayer dhe Christian Schmidt nga CDU/CSU.

Haradinaj e cilësoi takimin si të frytshëm, ndërsa ka shprehur falënderime deputetëve të koalicionit CDU/CSU për kujdesin e treguar ndaj Kosovës, përfshirë mbështetjen e madhe dhënë vendit tonë në procesin e liberalizimit të vizave.

“I shpreha mirënjohje Parlamentit gjerman për konsistencë sa i përket mbrojtjes së fuqishme të pozicionit tonë në dialogun me shtetin serb, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, shkroi Haradinaj. 

Share This Article