Rama prezanton maketin e portit të ri të Durrësit: Ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shihet maketi i sapo përfunduar për ndërtimin e portit të Durrësit, ku sipas kreut të qeverisë do të jetë një prej porteve më të mëdha turistikë në të gjithë Mesdheun.

Rama teksa shpërnda një fotot të projektit, shkruan se u ndërtua në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai.

“Mirëmëngjesi dhe me maketin e sapo përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, për transformimin e Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Kujtojmë se më 16 prill u prezantua edhe plani për ndërtimin e këtij porti të ri që do të jetë edhe më i madhi në Ballkan me një investim prej 2 miliard eurosh nga kompania Emaar Group.

Share This Article