Rama publikon fotot nga takimi me Erdogan, ja çfarë nuk u pa nga vizita e kryeministrit në Turqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit qeveritar, ka publikuar foto nga takimi me presidentin e Turqisë Recep Tayip Erdogan.

Kreu i qeverisë shqiptare u prite nga një ceremoni madhështore në pallatin presidencial në Ankara, në kuadër të takimit të përbashkët të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik.

6 marrëveshje  u firmosën mes Shqipërisë dhe Turqisë në takimin e nivelit të lartë në Ankara. Presidenti turk Erdogan premtoi rritje të volumit tregtar në 2 miliard $ dhe kërkoi pastrimin e mbetjeve të organizatës FETO në Shqipëri.

Kryeministri Rama e falënderoi Erdogan për ndihmën në tre periudha jetë a vdekje për shqiptarët, ndihmën në tërmetin e vitit 2019, vaksinat COVID dhe njohjen e pavarësisë së Kosovë pak minuta pas shpalljes. 

Share This Article