Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me publikimin e pyetjeve drejtuar qytetarëve sa i takon platformës më të re për “Këshillimin Kombëtar”.
Rama, ka zbuluar në rrjete sociale pyetjen e 11-ë të pyetësorit të Këshillimit Kombëtar me qytetarët e cila ka lidhje me ndarjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.
Rama:
KËSHILLIMI KOMBËTAR / PYETJA 11. Kushdo dëshiron të marrë pjesë në këtë proces popullor që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, mund të japë opinionet e tij/saj duke klikuar si vijon: https://keshillimikombetar.al/ Le Të Dëgjojmë Njëri-Tjetrin.


