Rama: Së shpejti Noli do “çajë” Amerikën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se një avion tjetër do t’i shtohet flotës ajrore të Air Albania.

Avioni ‘Naimi’ do të prek qiellin me datë 29 mars.

Sipas Ramës ‘Naimi’ do të ketë tre destinacione Verona, Bergamo dhe Pisa.

Deri më tani në ajër janë ngritur Lasgushi dhe Migjeni, por sipas Ramës përveç Naimit në ajër së shpejti do të vijë edhe ‘Fishta’.

Ndërsa një tjetër avion që pritet t’i bashkohet linjës shqiptare të fluturimeve, bëhet fjalë për avion e pagëzuar ‘Noli’ ku sipas kryeministrit do të bëjë linjat drejt Amerikës.

“JA EDHE NAIMI🇦🇱 PO VJEN PAS LASGUSHIT🇦🇱 e MIGJENIT🇦🇱, siç ju’a kam thënë duke marrë mbrapsht shumë nënqeshje e përqeshje, po s’ka gjë, pak nga pak do ta mësojnë edhe nënqeshësit e përqeshësit se UNË THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM

Tani po ju them PAS NAIMIT VJEN FISHTA🇦🇱 dhe mirëpres me buzëqeshje çdo nënqeshje e përqeshje

(Se mos thotë ndonjëri që e kam harruar Nolin🇦🇱 Jo, gabon, por NOLIT I DUHET ZGJATJA E PISTËS sepse do të bëjë AMERIKËN prandaj më duhet ta mbyll me atë fjalën magjike, që aq shumë inat e kanë shumë miq këtu: DURIM” shkruan Rama.

Share This Article